Deri pak ditë më parë ata ishin dy gjyshër me shëndet të mirë, që shijonin nipërit e mbesat dhe dashuronin çdo ditë fort njëri tjetrin.
Stewart Baker, 74 vjeç, dhe Adrian Baker, 72 para se më 15 mars të infektoheshin me coronavirus, me siguri kishin plane për jetën e tyre, pasi ata kishin ende për t’i marrë jetës.
Por fatkeqësisht çifti që festoi 51 vite martesë, tashmë nuk janë më, pasi virusi vdekjeprurës i mori të dy njëri pas tjetrit.
Duket se ata u deshën aq shumë sa u deshën vetëm 6 minuta që të takoheshin bashkē të dy nē qiell.
Stewarti u godit më rëndë nga COVID-19, ndaj u dërgua në spital, kurse Adrian kishte simptoma më të lehta dhe për këtë arsye kishte qëndruar në shtëpi.
Por kur e kuptoi se gjendja shëndetësore e Stewartit ishte përkeqësuar dhe se ishte dërguar në repartin e kujdesi intensiv, vendosi të shkojë në spital, por aty edhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fati deshi që ata të vdisnin njëri pas tjetrit në vetëm 6 minuta diferencë.



















