Parisi, qyteti i dashurisë, qyteti i lirisë, qytet i ushqimeve të shijshme dhe i të jetuarit mirë. Kinematografia e ka kuptuar shumë mirë dhe, që prej krijimit të saj, arti nuk ka pushuar se admiruari këtë “Ville Lumière” (qyteti i ndritur).
Në këtë kohë, ku qytetet janë zbrazur nga njerëzit dhe qyteti i dashurisë ështe pa turiste, po jua kujtojmë nëpërmjet këtyre 10 filmave; atë që është Parisi!
“Le Fabuleux Destin d’Amélie Poulain”,
i Jean-Pierre Jeunet. Historia e një vazje që kërkon të bëjë të lumtur personat që e rrethojnë “Paris Je t’Aime”, i realizuar 18 herë nga 18 regjisorë të ndryshëm.
“Paris”,
i Cédric Klapish. Në këtë film paraqitet diversiteti kulturor që karakterizon kryeqytetin francez.
“Midnight in Paris”
i Woody Allen. Një film që na bën të udhëtojmë në kohë.
“Un Américain à Paris”,
i Vincente Minnelli. Historia e një piktori që dashurohet me të fejuarën e mikut të tij.
“Moulin Rouge”,
i Baz Luhrmann me aktorët Nicole Kidman dhe Ewan Mcgregor, tregon historinë tragjike të Satine dhe Christian.
“Hôtel Chevalier”,
i Wes Anderson. Një film që tregon natën e dy të dashuruarve në një dhomë hoteli në Paris.
“2 Days in Paris” (dy ditë në Paris),
i Julie Delpy.Tregon historinë e një familje që shkon për pushime në Paris.
“Les Chansons d’Amour”
i Christophe Honoré, tregon për historitë e ndryshme të dashurisë që lindin mes një çifti në Paris.
“La Science des Rêves”
i Michel Gondry, tregon historinë e një ëndërrimtari që shkon në Paris për të krijuar një ndërmarrje të tij dhe dashurohet me fqinjën, që bën gjithçka për ta bërë për vete.



















