Rezultati i një studimi të zhvilluar në Kinë ka shokuar jo pak, teksa zbulohet se testi me anë të të cilit mësohej nëse një person rezulton pozitiv, apo negativ me Covid-19, mesa duket nuk është 100% i saktë.
Sipas shkencëtarëve kinezë, tamponi tregon vetëm 63% saktësi, ndaj për të patur një rezultat 100% të sigurt, duhen bërê analizat e gjakut.
Nisur nga ky studim ka reaguar drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Xhenovas, Matteo Bassetti. Në Facebook ai shkruan se tamponi është një test i nevojshëm edhe pse jo perfekt.
“Sipas këtij artikulli shkencor të publikuar në Kinë, vetëm 63% e rasteve është i sigurt rezultati pasi 37% të tjera dalin “falso negativ”. Shumë njerëz flasin pa pasur njohuri. Në Veneto deshën ta bënin tamponin te e gjithë popullsia duke menduar se është një test perfekt edhe të asimptomatikët. Gjeniale…” – shprehet mjeku italian.



















