Pas ditëve plot diell me tē cilat nisi muaji Prill, duket se moti ka rezervuar surpriza të papritura në ditët e ardhshme.
Në një intervistë për Report Tv, meterelogia Adiola Bami shprehet se temperaturat do të pësojnë ulje deri në 0 gradë, por pas këtij episodi të shkurtër me reshje shiu, në fundjavë do të rikthehen sërish ditët me diell dhe rritja e temperaturave.
Parashikohet që ky prill të jetë me temperatura më të larta gjatë mesditës, se sa vlerat normale të këtij muaji. Pasi parashikohet që të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak me reshje me episode të shkurtra.



















