KreuBusull

Lajm i fundit: 68 vjeçarja nga Tirana, humb betejën me koronavorusin!

Fatkeqësisht kjo mbrëmje na solli një lajm të hidhur nga ambientet e Spitalit Infektiv ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar vdekjen e një e 68 vjeçarje nga Tirana, e cila prej 10 ditësh trajtohej në Infektivin e QSUT.

E moshuara vuante nga insufincenca renale dhe komplikacionet e shkaktuara nga Covid-19 i kanë marrë asaj jetën.


NJOFTIMI I MINISTRISË:

“Ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 68-vjeçarja e prekur nga COVID-19 vuante nga insufincenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda Spitalit Infektiv gjatë këtyre ditëve.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.”

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF