KreuBusull

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët e mbetur jashtë: Të shtunën nis riatdhedimi, hotelin e karantinës e paguajnë vetë!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video live pak minuta më parë, tregoi për planin e ri financiar si dhe ceku çështjen e shqiptarëve, të cilët me mbylljen e kufijve si shkak i Covid-19, mbetën jashtë Shqipërisë. Kreu i qeverisë bëri me dije se nga kjo e shtunë do të nisë procesi i riatdhesimit, por duke patur paraysysh që çdo shtetas që hy në Shqipëri do t’i duhet të karantinohet, ata që do të kthehen do t’u duhet të mbulojnë vetë shpenzimet dhe hotelin e karantinimit.

“Kemi gati planin për të hapur plann  riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine. Këtë luftë kemi vetëm një rrugë. Atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet. Për ata që është kaq e vështirë, besoj se duke parë vendet e tjera dhe duke parë familjen përditë, besoj se rrugë më të drejtë se kjo nuk ka! Prandaj durim, besim dhe kurajo, më herët se vonë ne do të ndihemi të gjithë krenarë”, tha Rama.

Burimi: Shqiptarja.com

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF