KreuBusull

Hap pas hapi; ja ç’duhet të bëjnë shqiptarët e mbetur jashtë, për t’u kthyer në atdhe!

Këtë të shtunë nis faza e dytë e riatdhesimit të shqiptarëve që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve.

Nëpërmjet një postimi në facebook ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpjegoi gjithë procesin e riatdhesimit të qytetarëve hap pas hapi, që nga hoteli i karantinimit, çmimi i akomodimit si dhe çmimi i biletës së avionit.


” Vizitoni faqen airalbania.com.al dhe më pas rubrikën Riatdhesime. Klikoni në linkun e hoteleve, të cilat janë transformuar në struktura karantinuese Covid-19. Lexoni me kujdes formularin e kushteve të karantinimit dhe vetëm pasi të shtypni butonin PRANOJ, do të mund të zgjidhni dhomën tuaj të qëndrimit 14 ditor. “Do të ndalem këtu për t’ju qartësuar çështjen e pagesës, për të cilën ka pasur shumë komente ditët e fundit. Kosto ditore e qëndrimit tuaj në karantinë është vlerësuar 21 euro personi në ditë, nga të cilat 14 euro janë akomodim dhe fjetje që do të mbulohen nga qeveria shqiptare, ndërsa kostoja ushqimore ditore prej 7 euro do të mbulohet nga vetë personi. Pasi të kryeni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të prodhojë vërtetimin e rezervimit tuaj, në të cilin do të gjeni një kod unik, që do t’ju shërbejë për rezervimin e biletës. Çmimi i biletës së avionit varion sipas numrit të miljeve të fluturimit dhe aeroportit ku Air Albania do të ulet, por ju sigurojmë se Air Albania do të aplikojë çmime minimale thjesht për të mbuluar një pjesë të kostove të këtyre fluturimeve. Bileta nga Roma në Tiranë kushton 100 Euro.”

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF