KreuBusull

Një punonjës i burgut 313 me Koronavirus; infektoi gruan dhe djalin!

Një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se një punonjës në burgun 313, në rrugën Jordan Misja ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Pas testimeve të kryera edhe në familjen e tij, kanë rezultuar pozitiv, edhe bashkëshortja dhe djali. Gjithsesi në njoftim thuhet se i infektuari nuk ka patur kontakt të drejrpërdrejtë me të burgosurit dhe gjatë ditëve që ka qenë në punë, ai ka ruajtur distancën e këshilluar si dhe ka qenë i pajisur me dorashka e maska.

DEKLARATË PËR SHTYP

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në transparencë të plotë me qytetarët, informon publikun se më datë 14.04.2020, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Në mënyrë të menjëhërshme, ekipi shëndetësor nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me mjekë epidemiologë ndërmorën menjëhëre masat për të kryer hetimin e duhur epidemiologjik.

Nga zhvillimi i hetimit epidemioligjik, informacionet nga dosja mjekësore, shqyrtimit të kamerave të sigurisë si dhe intervistimeve përkatëse me punonjësit, janë grumbulluar të dhënat e sakta ku rezulton se:

-Punonjësi nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë si dhe gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social duke respektuar të gjitha udhëzimet e DPB në kuadër të masave të ndërmarra kohë më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen në kohë të çdo rreziku që mund të vijë.

Theksojmë se, punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit.

Pas përfundimeve të nxjerra nga grupi i specialistëve të shëndetësisë në DPB, të shqyrtuara me kujdes edhe nga mjekë epidemiologë, më datë 15.04.2020 janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analiz

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF