Duke filluar nga data 20 prill personat që i përkasin kategorive të mëposhtme do të marrin nga shteti pagesën prej 40.000 lekësh. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar kategoritë që përfitojnë nga kjo paketë e zgjeruar ekonomike.
“Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176,000 mijë familje:
• 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit.”- shkruan Rama në statusin e tij në facebook.



















