Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:
Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19. Në mesin e të infektuarve të sotëm, raportohet se ndodhet edhe një gazetar, që ka rezultuar pozitiv.
Lajmin e bëri të ditur sot drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, gjatë konferencës për shtyp që mbajti në orën 11:00.
Fiço sqaroi se gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi. Ai po monitorohet nga mjeku i familjes.



















