KreuBusull

Shqipëria tjetër ndihmë Italisë; kësaj here dërgon 60 infermierë!

Ndonëse Italia prej ditësh duket se po përjeton një situatë pak më të qetë me pandeminë Covid-19, nevoja për mjekë e infermierë duket se është ende.

Shqipëria dërgoi ditë n e djeshme grupin e dytë të bluzave të bardha në ndihmë të Italisë për të përballuar situatën kundër koronavirusit që do të vendosen në Marche.


Kjo ndihmë vjen në një kohë kur Shqipëria ka një kurbë të qëndrueshme të të infektuarve, teksa lajmi i mirë, ndryshe nga sa paraqitet panorama në shumë shtete të tjera të Europës, spitalet nuk janë të tejmbushura.

Ky është grupi i dytë me personel mjekësor që është nisur nga Shqipëria në Itali për të dhënë ndihmën e tyre në luftën ndaj Covid-19. Grupi i parë ishte i përbëra nga 30 persona, mjekë dhe infermierë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF