
Pak çaste më parë është ndarë nga jeta një 64 vjeçar si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
I ndjeri po trajtohej prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe ishte me origjinë nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima vuante edhe nga sēmundje të tjera shoqëruese, çka e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tij.
Aktualisht numri i jetëve të humbura në Shqipëri ka shkuar në 27, ndërsa 548 persona janë të infektuar.



















