KreuBusull

Vrau abuzuesin: Nazime Visha hedh pas gjithçka; martohet, bëhet nënë dhe fillon një jetë të re jashtë shtetit!

 

Krraba nuk kishte parë më shumë gazetar se sa gushti i vitit 2013. Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në fshatin afër Tiranës; një vajzë minorene kishte vrarë babain e pesë fëmijëve me kallashnikov…

I ndjeri Fiqiri Muça, që njihej si mik i familjes së minorenes Nazime Visha, kishte krijuar një lidhje intime me vajzën e shtëpisë së miqve..Siç tregoi 7 vite më parë, para togave të zeza, Nazimja u detyrua ta vriste Fiqiriun pasi ai e detyronte të kryente marrëdhënie…

Të gjithë e mbajmë mend këtë ngjarje tronditëse të 7 viteve më parë, që u trajtua gjerë e gjatë në media të ndryshme!

Por ç’ka ndodhur me Nazimen sot?!

Nëpërmjet një interviste për AbcNews, gjyshja e Vishës ka treguar se mbesa e saj ka lënë pas gjithçka dhe ka nisur një jetë të re, është martuar dhe është bërë nënë.


“Goca është martuar në Bullgari dhe ka një vajzë 2 vjeç. Bashkëshorti i Nazimes kishte dêshirë të merrte nuse shqiptare dhe rastisi që u takua me Nazimen e u pëlqyen”- tregoi gjyshja e Nazimes për mikrofonin e Absnews.


E moshuara tregoi më tej se bashkëshorti bullgar i mbesës së saj është treguar shumë mirëkuptues rreth historisë së kaluar të saj dhe kjo ngjarje nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre.

Burimi: Abcnews

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF