Ndërsa këtë fundjavë e gjithë Shqipëria ndodhet në shtetrrethim, kryeministri Rama nēpërmjet postimeve në rrjetin social facebook, bëri me dije se e shtuna deri në orën 11:00 do të lejojë të dalin shëtitje pensionistët, ndërsa e diela do të jetë vetëm për nënat me fëmijë.
Sigurisht në çdo rast nuk duhet harruar të ruhet distanca si dhe të evitohen qëndrimi i më shumë se 2 persona afër.
“NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË DERI NË ORËN 11.00, VETËM NËNAT ME FËMIJË DERI NË 10 VJEÇ
KUJDES! NËNAT DUHET TË MOS SHOQËROHEN ME SHOQE DHE FËMIJËT DUHET TË MBAHEN LARG ÇDO KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË
TË GJITHË NE BABALLARËT, FËMIJËT MBI 10 VJEÇ DHE TË MOSHUARIT NË SHTËPI DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00”- shkruan Rama në postim



















