
Duket se Kruja po kthehet në një vatër të re përhapjesh të Covid-19.
Situata në Krujë është rënduar orët e fundit. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se 18 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Të njejtat burime zbulojnë se shumica e të prekurve janë janë gra punonjëse të fasonerisë, që mendohet të jetë vatra e përhapjes së koronavirusit në këtë qark.
Edhe rastet e Kurbinit mendohet që të jenë përçuar nga punonjëset e fasonerisē që shkojnë çdo ditë në punë nga Kurbini në Krujë.



















