KreuBusull

Edhe kjo fundjavë në shtetrrethim; nga e premtja në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00!

Duket se nuk do të ketë as këtë fundjavë lëshime për të lehtësuar masat e marra ndaj ndalimit të përhapjes së Covid-19.


Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu u shpreh në një intervistë për emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi, pra prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara.

Pritet për t’u parë nëse brenda fundjavës, kryeministri Edi Rama do të bëjë përjashtime si të shtunën dhe të dielën e kaluar, që lejoi pensionistët dhe nënat me fëmijë që të dalin disa orë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF