KreuBusull

Koronavirus në Shqipëri: më të prekurit 55-64 vjeçarët; mosha mesatare 47,5 vjeç!

Sipas të dhënave tê publikuara nga Insituti i Shëndetit Publik është vënë re që të prekurit nga Covid-19 në vendin tonë kanë një moshë mesatare më të re se vendet e tjera.

Të prekurit nga pandemia Covid në Shqipëri kanë një moshë mesatare 47,5 vjeç sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik që i përkasin datës 22 prill.

Sipas po të njëjtat të dhënave mosha më e prekur është  55-64 vjeç, që përbën 21 për qind të totalit te të prekurve në vend.

Në Shqipëri mosha mesatare e të prekurve nga Pandemia është dukshëm më e re se ne Europë që llogaritet mesatarisht në 60 vjeç.

Përhapja në një grup moshe më të re e ka bërë më pak agresive sëmundjen në Shqipëri duke bërë që vendi ynë të ketë një normë rikuperimi më të lartë se në Rajon dhe më gjerë. Aktualisht numri i rikuperimeve i kaluar me gati 100 persona të infektuarit që po trajtohen.

Grupmosha  65-74 vjeç që është edhe më e rrezikuar nga Covid-19, rezulton një përqindje më të ulët duke zënë vetëm 9 për qind te të prekurve.

Pjesa më e madhe e prekurve i përkasin popullsisë në moshë punë e cila është toleruar më së shumti nga kufizimet.
Burimi: Monitor.al

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF