KreuBusull

E FUNDIT/ 29 raste të reja me koronavirus, 13 të infektuar te burgu ‘313’ në Tiranë!

Ministria e Shëndetësisë bëri daljen e përditshme për të na njohur me përditësimin e informacioneve të fundit rreth Covid-19 në vendin tonë.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja bëri me dije pak minuta më parë se 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 29 pacientë nga 240 teste të kryera. 13 prej këtyre rasteve kanë qenë në burgun ‘313’ në Tiranë.

Që në nisje të pandemisë në vendin tonë janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 663 raste. Numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 27.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF