KreuBusull

“Gjyshërit jetojnë për një përqafim nga nipërit e tyre”! Shkencëtarët zvicerianë lejojnë takimet gjyshër-nipër!

“Gjyshërit jetojnë për të parë nipërit e tyre” dhe takimet mes tyre do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të të moshuarve!

Kështu janë shprehur shkencëtart zviceranë të cilët kanë lejuar që gjyshërit dhe nipërit mund të takohen pa frikë, pasi sipas studimeve ata kanë arritur në përfundimin se tê vegjlit nuk mund t’ua transmetojnë virusin të moshuarve.


Ministria e Shëndetësisë në Zvicër, bëri me dije se shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se fëmijët s’kanë receptorë që kapin këtë virus.


“Fëmijët nuk janë të prekur nga virusi dhe nuk e transmetojnë atë. Ata s’kanë receptorët që kapin këtë virus.”- bën me dije MSH zviceriane.

Megjithatë hulumtuesit u kërkojnë gjyshërve dhe fëmijëve që qëndrimi të mos jete në orare të zgjatura, ndërsa kujdesi i gjyshërve ndaj nipave e mbesave, ende nuk mund të lejohet.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF