Gjatë komunikimit të fundit, të pak minutave më parë ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi vendimin e marrë në lidhje me hapjen e shkollave.
Ministria e Arsimit ka vendosur se shkollat do të hapen vetëm për tre javë dhe vetëm për maturantët, ndërsa pjesa tjetër do të vijojē mësimin online.
“Provimet e maturës shtetërore do të mbahen 8-18 qershor 2020. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Do të hapim shkollat vetëm për maturantët në 18 maj deri në 5 qershor.”- u shpreh ministrja Shahini gjatë deklaratës.
Më tej Shahini kuptoi shqetësimit të prindërve që nëse dëshirojnë që fëmijët e tyre të përsërisin këtë vit shkollor e kanë të lejueshëm, por duhet të njoftojnë më herët. E njëjta thirrje vlen edhe për maturantët.



















