KreuBusull

Amerikani pi gjysmë litri dezinfektant pasi Donald Trump sugjeroi se kuron Covid-19

Amerikani pi gjysmë litri dezinfektant pasi Donald Trump sugjeroi se kuron

Pak ditë pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri deklaratën shokuese se marrja e dezinfektantëve dhe e rrezeve ultraviolet është një trajtimi mundshëm për koronavirusin, një qytetar amerikan duket se ja ka dëgjuar ‘këshillën’.

Një burrë është shtruar në spital pasi piu një shishe plot me dezinfektant.

Drejtori i qendrës së toksikologjisë në Georgia, Gaylord Lopez, tha se personi ishte sjellë me shpejtêsi për të marrë trajtim të specializuar dhe pranoi se kishte pirë rreth gjysmë litri dezinfektant me bazë klori.

Lopez tha se njeriu, identiteti i të cilit është anonim, kishte shfaqur problemesh psikiatrike. Ai u mbajt për disa kohë në repartin psikiatrik dhe më pas u la i lirë.

Deklarata e Trump rreth teorisë se dezinfektanti kuron Covid-19!

“Supozojmë se godasim trupin me rreze të forta drite ose rreze ultraviolet, kjo nuk është testuar dhe duhet provuar. Sikur dritën ta fusim brenda trupit, ose me anë të lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj është dhe dezinfektuesi, mund ta përdorim atë duke e injektuar brenda për pastrim?”

Burimi: Top Channel

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF