KreuBusull

Ndryshojnë rregullat e fundjavës: Ja kur dhe kush del të shtunën e të dielën!

Me afrimin e fundjavës, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije rregullat e reja për liridaljet e të shtunës e të dielës.

Rama ka njoftuar se në fundjavë do të kenë liri daljeje pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, sipas orareve të caktuara.

Sipas rregullave të reja, tê shtunë e të dielë përkatësisht në datat 2 dhe 3 maj do të lejohen të dalin pensionistët dhe nënat me fëmijë deri 14 vjeç.

Pensionistët do të keni orarin e daljes deri në orën 10:00 paradite ndërsa nënat me fëmijë prej orës 11:00 deri në orën 17:30

Njoftimi i plotë:

TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE

TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30

TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30

TË DIELËN ÇDO GJË MBYLLUR

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF