Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë teksa një burrë britanik ka hedhur gruan e tij tajlandeze nga ballkoni, si pasojë e stresit të akumuluar gjatë izolimit në shtëpi.
Mësohet se 36 vjeçari Dave Mitchell pas një konflikti me bashkëshorten Sukdana 56 vjeç e ka hedhur atë nga kati i shtatë.
Fatmirësisht rënia nuk rezultoi fatale pasi zonja ka rënë mbi një tendë, dhe përfundoi vetëm me një krah të thyer dhe disa fraktura të lehta.
Në momentin që policia ka arrestuar Dave, mësohet se ai u ka thënë se, ishte i shqetësuar pasi udhëtimet për në Britaninë e madhe janë anuluar si pasojë e COVID-19.
Po ashtu ai mësohet të ketë thënë, se ishte stresuar së tepërmi, duke qëndruar gjatë gjithë kohës brenda një apartamenti të vogël. Tashmë, britaniku është arrestuar dhe pritet të përballet me trupën gjykuese, shkruajnë mediat e huaja.
Burimi: Top Channel



















