KreuBusull

‘Më vjen keq, lokali është plot’: Kryeministrja e Zelandës së Re kthehet mbrapsht nga lokali!

Zelanda e Re ka nisur hapjen e vendit duke ju kthyer pak nga pak normalitetit pas izolimit në shtëpi pêr disa javë si e gjithë pjesa e tjetër e botës, për shkak të Covid-19.


Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe i fejuari i saj Clarke Gayford menduan të hanin mëngjes në restorantin ‘Olive’ në Wellington këtë të shtunë, por personeli i restorantit janë detyruar t’i kthejnë mbrapsht pasi nuk kishte më vende.
‘Oh Zot, zonja Ardern sapo u kthye mrapsht sepse restoranti ishte plot’; shkroi njëri prej klientëve që ndodhej në ‘Olive’.


Çiftit ju kërkua nga stafi i restorantit që të prisnin derisa të lirohej njê vend dhe kryeministrja u tregua e gatshme të respektonte rregullat që ajo vetê kishte vendosur.


“Duhet të marr përgjegjêsinë për këtë gjë. Unë nuk prenotova më parë në restorant”; shkroi i fejuari i Ardern në Twitter.

Drejtuesi i restorantit u shpreh se çifti kryeministror pritën derisa u lirua një tavolinë dhe konsumuan një mëngjes të vonë, duke respektuar me rigorozitet distancën sociale.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF