KreuBusull

Më 1 qershor hapen kopshtet e çerdhet; ja rregullat që duhet të zbatohen!

Me mbajtjen nën kontroll të situatës së Covid-19 në vendin tonë dhe uljen e rasteve të reja të infektimeve, u pa e arsyeshme që kopshtet dhe çerdhet të hapen më 1 qershor.

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një draft me rregullat e reja të përshtatjes me situatën, që duhen zbatuar nga prindërit dhe nga edukatoret apo drejtuesit e kopshteve apo çerdheve.

1. Fëmijët nuk do të lejohen të dorëzohen apo të merren nga çerdhja/kopështi nga gjyshërit, por vetëm nga prindërit.

2. Prindërit nuk do të futen në brendësi të institucionit, por do t’i lënë fëmijët tek edukatorja në derën e kopshtit.

3. Nuk do të lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që do të kenë probleme shëndetësore. Të gjithë fëmijëve të vegjël do t’u matet temperatura të paktën 2 herë në ditë.

4. Personali duhet të jetë i pajisur me doreza/maska, përfshi këtu kuzhinierët.

5. Nuk do të ketë kufizime në numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e institucionit, për të siguruar distancën.

Vogëlushet do të kthehen në çerdhe e kopshte pas dy muajsh qëndrim në shtëpi, që prej 10 marsit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF