KreuBusull

Shembet gjatë natës Teatri Kombëtar! Aktivistë e qytetarë të thjeshtë përleshen me policinë!

Godina e Teatrit Kombëtar është shembur sonte gjatë natës, teksa fadromat hodhën nē tokë ndërtesën 80 vjeçare.

Rreth orës 04:30, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie, të cilët janë ndeshur me protestues ndër ta aktivistë, artistë e politikanë që ishin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.


Aktualisht forca të shumta policie kanë krijuar një kordon duke mos lejuar protestuesit të kalojnë në zonën e pedonales.

Nuk kanë munguar as përleshjet dhe kontrontimet fizike mes uniformave blu dhe qytetarëve.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF