KreuBusull

Rriten rastet me Covid-19 në vend: shkon në 18 numri i të infektuarve brenda një dite!

Rriten rastet me Covid-19 në vend: shkon në 18 numri i të

Pas tri ditëve me vetëm nga katêr raste të reja në 24 orë, duket se gjendja me koronavirusin në vend ditën e sotme ka ndryshuar trend, pasi janë rritur rastet e reja, duke regjistruar 18 të infektuar në 24 orë.

Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF