
Këtë të mërkurë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Në daljen e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë u bë me dije se numri i të prekurve në 24 orët e fundit ka shkuar në 15.
Janë testuar 186 persona të dyshuar dhe prej tyre rezultuan pozitivë 15.
Nga këto 13 raste janë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 16 qytetarë.
Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.



















