18 maji hapi shkollat për maturantët që do të ndjekin mësimet për 3 javë deri në nisje të provimeve.
Mësimi u përshtat me rregullat e reja për shkak të Covid-19, ku në klasa nuk kishte më shumë se 15 nxënës; maskat dhe dorezat janë të detyrueshme si dhe në hyrje të shkollave ju është matur temperatura mêsuesve dhe nxënësve.
Gjatë matjes së temperaturës, 16 nxënës dhe 1 mësues kanë rezultuar me temperaturë mbi 37.5 dhe sipas rregullores ata janë kthyer në shtëpi.
Drejtoria e përfjithshme e arsimit parauniversitar i tha Top Channel se në proces do të angazhohen mësuesit e lëndëve përkatëse,të cilët kanë dhënë mësim me këta nxënës deri tani si dhe mësues të profilit përkatës, të viteve të tjera.
Kategoria e mësuesve të lëndëve te tjera jashtë profilit, sipas drejtorisë arsimore, është thirrur në detyrë të ndihmojë në administrimin e procesit, për të zbatuar me përpikmëri protokollet shëndetësore të covid -19.



















