Duket se nuk ka qenë e gjatë karriera politike për ish-moderatoren Lorena Haxhiu, pasi vetëm pak kohë pasi fitoi pozicionin e zv. Ministres së Arsimit i është dashur të japë dorëheqjen.
Shkak për paraqitjen e dorëheqjes së Haxhiut është bërë babai i saj i cili së fundmi është arrestuar për falsifikim vizash dhe trafikim klandestinësh në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe.
Këshilli i Ministrave emëroi Lorena Haxhiun si zëvendesministre të Arsimit, në shkurt të 2019-ës. Lorena ishte e njohur më parë nga publiku i gjerë si moderatore në disa programe televizive.



















