
Në përditësimin e të dhënave rreth situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 12 raste të reja.
Janë testuar 174 persona të dyshuar dhe 12 prej tyre rezultuan pozitivë.
Nga këto 7 raste janë në Tiranë, 2 në Krujë, 2 në Fier dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë regjistruar 6 pacientë.
Numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë në vend ka shkuar në 981 persona.



















