
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë një sqarim sa i përket lirimit të masave, dhe kthimit të normalitetit pas datës 1 Qershor, por ka disa aktivitete që do të vijojnë të jenë mbyllur.
Manastirliu u shpreh se këto aktivitete “do të jenë të ndaluara deri në një urdhër të dytë” dhe do të vlerësohen në datën 23 qershor.
Aktivitetet vijojnë kështu:
– aktivitetet kulturore
– kinema
– teatër
– klubet e natës
– pishinat
– grumbullimet masive
– dasmat
– konferencat
– dëgjesat publike
– tubimet



















