KreuBusull

Komunikimi i fundit rreth Covid-19; gjithçka duhet të dini si vendime përfundimtare!

Komunikimi i fundit rreth Covid-19; gjithçka duhet të dini si

 

Të paktën për momentin, nëse nuk ka rritje të paparashikueshme të infektuarish, kjo do të jetë java e fundit që do të ketë masa rreth Covid-19. Në një komunikim në facebook, kryeministri Edi Rama bëri me dije se kjo do të jetë dalja e fundit që do të ketë si temë koronavirusin, masat dhe lehtësimet.

Edhe këtë fundjavë masat do të jenë si fundjavat e kaluara, pra nuk lejohen makinat dhe nuk lejohen kalimet nga një qytet në një tjetë. Mandej nisur nga e hëna më 1 Qershor, që përkon me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, gjithçka do t’i rikthehet normalitetit.

Të vetmet aktivitete që përjashtohen nga ky rikthim në normalitet janë; dasmat, funeralet masive si dhe zhvillimet kulturore e sportive.

“Kjo është java e fundit e mbetur e masave kufizuese të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, ku ende do të mungojnë spektatorët, dasmat dhe funeralët ku ende nuk do të mblidhen qindra njerëz bashkë, transportit publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak, plazheve ku do të ketë një kornizë rregullash sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur.”; u shpreh Rama.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF