KreuBusull

Transporti urban; rregullat dhe masat e marra në përshtatje me situatën!

Pas më shumë se dy muajsh e gjysmë, lejimi i transportit urban ende po diksutohet, dhe qeveria nuk e ka hartuar ende një protokoll zyrtar masash për mënyrën e pêrdorimit të urbanëve nga qytetarët.


Teksa Prishtina prej disa ditësh e ka lejuar përdorimin e autobuzëve, Shqipëria nuk e ka ende një datë për nisjen e këtij transporti.

I ftuar në Abc News kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transporteve, Rixhin Qoshja shprehu shqetësimin për vonesën e hapjes së linjave të autobuzëve.

Qoshja tha se ata e kanë të qartë mënyrën e përshtatjes me situatën, duke marrë shembull edhe vendet e tjera.

“Jemi munduar të bëjmë disa adaptime bazuar në modelet që janë bërë në Europë për të kuptuar kapacitetin e pasagjerëve që mund të transportojmë. Jemi ende ne pritje të protokollit zyrtar për adaptimet finale. Me rregullat e reja që do aplikojmë, s’mund të qarkullojnë më shumë se 25% e kapacitetit total të autobusit në një mjet duke ruajtur distancën e sigurisë. Për ne si operatorë është problem për sa kohë nuk kemi ende një mbështetje financiare, pasi nuk mendohet dot se mund të funksionojmë duke shfrytëzuar vetëm 25%. Përderisa transporti publik është ambient i mbyllur, do të jenë të njëjta kushte që përdoren sot në ambientet e mbyllura. [Duhen] maskat dhe dorezat patjetër. Në lidhje me fatorinon, ky është problem sepse s’mund të respektojmë distancën e sigurisë me fatorinon. Kjo mbetet për t’u zgjidhur nga çfarë do të marrim informacion nga autoritetet përkatëse.”; u shpreh Qoshja.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF