KreuBusull

Zgjerohet lista e pagës prej 40 mijë lekësh; përfitojnë të larguarit nga puna nga 1 Marsi deri në 17 Maj!

 

Qeveria shqiptare ka rishikuar edhe një herë vendimin e ‘pagës së luftës’, duke zgjeruar listën e përfituesve në paketën e dytë financiare që mbart vlerën prej 40 mijë lekësh të rinj.

Pra sipas zgjerimit të listës së përfituesve, pagën prej 40.000 lekësh e përfiton çdo individ që është larguar nga puna, nga data 1 Mars deri në datën 17 Maj.

Në Fletoren zyrtare është botuar një ndryshimi në aktin normativ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 305, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE PUNONJËSIT E LARGUAR NGA PUNA SI PASOJË E COVID-19”

Ky ndryshim përcakton “Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.

Nryshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.

Të dhënat që do të dorëzohen janë të njëjta me ato të paketës së parë.

Afati për dorëzimin e këtyre të dhënave është deri në datën 5 qershor 2020.”

Burimi: Monitor.al

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF