Prej disa ditësh që prej vdekjes së Floyd, njeriut me ngjyrë që u mbyt nga polici Dereck Chauvin, amerikanët kanë nisur protesta të dhunshme e të përgjakshme kundër racizmit.
Por si nisi gjithçka dhe pse u arrestua George Floyd nga policia?!
Floyd donte të paguante me 20 dollarë fallco në një prej dyqaneve kineze dhe punonjësit e denoncuan në polici.
Dereck Chauvin, pasi e prangosi Floyd-in e shtriu përtokë dhe i vuri këmbën mbi qafë, në damarin kryesor që pompon gjakun në zemër dhe e mbajti ashtu për 8 minuta e 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.
E gjithë skena u xhirua nga kalimtarë të rastit që i luteshin njësoj si Floyd ta lëshonte. “S`mund të marr frymë”, “Të lutem dua ujë” ishin disa nga fjalitë që Floyd thoshte deri sa dha frymën e fundit.