KreuBusull

Xheni Karaj dhe partnerja do të bëhen prindër; dhuruesi mund të jetë Kristi Pinderi!

Pak muaj më parë aktivistja e LGBTQ Xheni Karaj bëri publike marrëdhënien me partneren Livia me të cilën po jeton një histori dashurie 3 vjeçare.

Këtë mëngjes Xheni ishte e ftuar në programin “Ditë e re” në Ora News ku ceku edhe një herë marrëdhënien me Livian, si dhe rrëfeu se dy vajzat duan shumë të kenë fëmijë në një të ardhme të afërt; madje dyshja ka menduar edhe për dhuruesin.

Arjola Shehu: Ti ke thënë se në të ardhmen dëshiron të martohesh me partneren dhe të bëje një fëmijë. Ti e ke menduar formën se si do e sjellësh fëmijën në jetën tënde? Do jetë përmes adoptimit?

Xheni Karaj: Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bejë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion.

Kjo gjë është në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Tani kemi dhe një çift shoqesh që janë duke e provuar insiminimin dhe të shohim si do shkojë me to.

Arjon  Muçaj: Nga ana ligjore një nënë beqare se ju rezultoni single, a mund të kryejë inseminim artificial?

Xheni Karaj: Po, mund të bëjë. E mira do jetë që në të ardhmen që dhe ky legjislacion të përmirësohet të lejojë që çiftet e komunitetit të kenë mundësi ta kenë fëmijën si çift jo si nënë single. Kur të bëjmë një fëmijë nuk do rezultojë e të dyjave, do rezultojë si fëmija e nënës që do e lindë.

Ajo shprehet se së bashku me partneren kanë zgjedhur si baba të fëmijës Kristi Pinderin sepse duan që të jetë i pranishëm në jetën e fëmijës dhe ku ka gjë më të bukur se të rritet nga tre aktivistë.

Burimi: Ora

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF