KreuBusull

Rritje e papritur e të infektuarve me Covid-19 në vend; regjistrohen 42 raste të reja!

Rritje e papritur e të infektuarve me Covid-19 në vend; regjistrohen

 

Ka marrë një kthesë të frikshme situata e pandemisë së Covid-19 në vend, pasi dy ditët e fundit janë regjistruar numri më i madh që nga nisja e pandemisë.

Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky, që nga nisja e pandemisë. Kujtojmë që edhe ditën e djeshme numri i të infektuarve me Covid-19 ishte shumë i lartë, pasi u shënuan 36 raste.

Neësbomb.al mëson se janë kryer 311 testime dhe prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 21 në Tiranë, 1 në Berat, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 9 në Shkodër dhe 1 në Urën Vajgurore.

Përgjegjësja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino, bëri apel që të shmangen grumbullimet masive, duke theksuar se përkeqësimi i situatës ishte i papritur dhe se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të këshillave dhe rregullave.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF