
Pas rastit të një javë më parë kur një personel mjekësor u infektua për herë të dytë me koronavirus, tre muaj pas infektimit për herë të parë, ditën e sotme është regjistruar një tjetër rast i tillë.
Nga Durrësi raportohet se gjatë 24 orëe të fundit janë regjistruar tre infektime të tjera. Një prej të infektuarve në qytetin bregdetar është një punonjës policie, i cili rezulton i infektuar për herë të dytë.
Po ashtu e prekur ka rezultuar edhe gruaja e tij.



















