“Çfarë bëri Turi, se na iku Truri”; shkruhej në disa prej pankartave tê protestês sê maturantëve!
Prej ditësh maturantët kanë nisur të protestojnë pasi ata pretendojnë se pyetjet e provimeve të lirimit janë shumë tê vështira. Nxênësit theksojnë se ndryshe nga sa u tha, testi i Gjuhës Shqipe kishte pyetje jashtë programit dhe se ishte shumë i vështirë si dhe në teste sipas tyre kishte pyetje jashtê logjike.
Një nga pyetjet që duket se ka irrituar më shumë maturantët ishte fraza e një situate ku protagonist ishte Turi.
Pyetja dhe alternativat:
Pyetja-Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e djeshme alternativën e saktë që studentët duhet të rrethonin dhe ajo është pika D.
Pra, Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.



















