KreuBusull

Ulet numri i të infektuarve; sot 33 raste të reja, por shtrimi në Infektiv mbetet i lartë!

Ulet numri i të infektuarve; sot 33 raste të reja, por shtrimi në

 

Sot është regjistruar numër më i ulët i të infektuarve me Covid-19 krahasimisht me ditët e fundit, pasi në 24 orë kanë rezultuar pozitiv vetëm 33 raste. Kujtojmë që ditën e djeshme patëm 71 raste të reja.

Pavarësisht uljes së numtrit të rasteve, situata në Spitalin e Infektivit nuk është fort e mirë, pasi shtrimet vijojnë të shtohen çdo ditë. Aktualisht në Infektiv ndodhen 82 pacientë, 10 prej tyre në terapi intensive dhe 1 pacient i intubuar.

COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020):

Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF