
Ka pësuar një ulje të lehtë numri i infektimeve me Covid-19 në vend, pasi burme për Top Channel bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste të reja.
Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua dita me numrin më të madh të infektimeve që prej nisjes së pandemisë ku u regjistruan 82 raste rë reja.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnje 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1



















