
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv. Ajo vuante nga një formë e rëndë e leukozës.
Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
Testime totale 23126
Raste pozitive 1891
Raste të shëruara 1126
Raste Aktive 722
Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1



















