KreuBusull

Ndërron jetë 66 vjeçari; shkon në 49 numri i viktimave nga Covid-19 në vend!

Ndërron jetë 66 vjeçari; shkon në 49 numri i viktimave nga

Bilancit të viktimave nga Covid-19 fatkeqësisht i është shtuar edhe një 66 vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv në Tiranë ku ishte i shtruar prej një jave.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se:

“Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë”

Aktualisht numri i jetëve të humbura nga ky virus në vend ka shkuar në 49 që nga nisja e pandemisë në fillim të marsit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF