KreuBusull

Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Mjeku 58 vjeçar Arjan Prushi humb jetën nga Covid-19!

 

Prej disa ditësh mjeku hematolog Arjan Prushi ndodhej në gjendje të rëndë i shtruar në Spitalin e Infektivit i prekur nga Covid-19, ndërsa fatkeqësisht pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmon se Prushi është ndarë nga jeta si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Mësohet se 58 vjeçari që shërbeu për vite me radhe me bluzën e bardhë, nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese çka e bën edhe më të trishtë ndarjen e parakohshme nga jeta.

 

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor. 

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. 

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit,” shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF