Organizata Botërore e Shëndetësisë në një prej deklaratave të fundit ka shprehur shqetësimin për disa shtete europiane tek të cilat është vënë re një rritje e ndjeshme përhapjes së Covid-19, menjëherë pas daljes nga karantina. Sipas OBSH në 11 shtete europiane, ndër ta edhe Shqipëria e Kosova situata është shqetësuese.
“30 vende ose territore kanë parë rritje të numrit të infektimeve. Në 11 vende ose territore, është rritur transmetimi dhe mund të jetë i rrezikshëm në rast se sistemi shëndetësor nuk i kontrollon,” është shprehur gjatë deklaratës së tij, Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën.
Vendet ku ka një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me Covid-19 vijojnë kështu:
Suedi
Armeni
Moldavi
Maqedonia e Veriut
Azerbajxhan
Kazakistan
Shqipëri
Kirgistan
Bosnjë dhe Hercegovina
Ukraina
Kosova



















