
Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik mbrëmjen e së enjtes. Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç dhe Anisa Josifi, 33 vjeç, u gjendën nga policia të pajeta në shtëpinë e tyre në Kombinat, Tiranë. Vajza tjetër e familjes, Blerta, 30 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, familja ishte predikante e Dëshmitarëve të Jehovait dhe se vdekja ka ardhur si pasojë e vetëflijimit për të përjetuar ringjalljen.
Ka qenë Blerta, vajza e shtruar në spital ajo që ka dhënë disa informacione rreth kësaj ngjarje, dhe sipas 30 vjeçares ajo dhe nëna kishin 40 ditë pa ngrënë.
Sipas News24, një detaj tejet shokues është fakti se eskpertiza ka zbuluar se trupi i vajzës tjetër, Anisës është mbajtur në shtëpi i vdekur prej 15 muajsh, dhe 50 % ishte e dekompozuar.
Nga të dhënat paraprake, raportohet se ato ishin besimtare të një sekti fetar (grup i vogël besimtarësh me një dogmë të veçantë, që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj). Gjithsesi predikantët e Dëshmitarëve të Jehovait shprehen se kjo fe nuk e predikon vetëflijimin dhe ringjalljen, ndaj për momentin mund të themi se informacionet nuk janë zyrtare.



















