
Në përditësimin e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale na njohur me të dhënat më të reja rreth situatës së Covid-19 në vend.
Sot është shënuar dita me më shumë infektime që nga nisja e panemisë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 raste të reja si dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona.
Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese humbën jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor duke e çuar në 72 në total numrin e viktimave.
Të shtruar në Infektiv janë 80 pacientë, ndër ta edhe një foshnjë 2 muajsh së bashku me të ëmën.



















