Këtë të mërkurë në Spitalin Infektiv është shtruar një grua me foshnjën 2 muajshe të dy të infektuar me Covid-19. Ky është rasti i parë në vendin tonë që një fëmijë ka nevojë për hospitalizim, pasi rastet e tjera në moshë minorene që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 e kanë kaluar sëmundjen në shtëpi, pa patur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Shefja e infektivt të pediatrisë, Gjeorgjina Kuli pak minuta më parë në një komunikim për mediat na njohu me gjendjen shëndetësore të foshnjes dhe nënës së tij.
“Nëna dhe bebi kanë shenja të sëmundjes, të dy janë të hospitalizuar për shkak të laktacionit, fëmija është më gji. Janë në trajtim dhe observim nga mjekët. Për momentin, deri tani që flasim, gjendja është e stabilizuar”, tha Kuli



















