KreuBusull

Aktorja e njohur shpallet e zhdukur, teksa i biri 4 vjeçar u gjend  i vetëm në një varkë!

Aktorja 33 vjeçare Naya Rivera është zhdukur dhe presupozohet e vdekur, pasi ndodhej në varkë me të birin 4 vjeçar në Liqenin Piru në Kaliforni. Ylli i “The Glee” dhe djali i saj Josey morën me qira një varkë pasditën e së mërkurës dhe pas tre orësh në liqen, nje anije tjetër pa që barka e aktores po lundronte pa drejtim.

Kur pjesëtarët e ekuipazhit tjetër u afruan në varkë panë vogëlushin 4 vjeçar që po flinte dhe asnjë person tjetër nuk ndodhej aty.

I mituri u tha policëve që mbërritën në ngjarje se mami u futë të lahej në liqen dhe nuk u kthye më. Pas disa orësh kërkimi në liqen nga polumbarët trupi i Naya nuk u gjend, ç’ka e shpall atë zyrtarisht të zhdukur, e madje presupozohet të ketë vdekur.

Sakaq kërkimet për 33 vjeçaren do të vijojnë dhe sipas policëve rrethanat e zhdukjes janë shumë të paqarta dhe fakti që dëshmitari i vetëm është një fëmijë 4 vjeçar e bën edhe më të vështirë hetimin e çështjes.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF